
New Page 3
KUR
DOLI NUMRI I PARĖ I GAZETĖS “FTERRA JONĖ”
DHE
FAQIA E FTERRĖS NĖ INTERNET
Pas
vitit 1993, kur mė nxorėn nė pension tė parakohshėm pėr shkak tė tė
ashtuquajturave “reforma”, ēdo ditė shkoja tė pija kafe me disa shokė tek
“Stili”, i pari lokal i asaj kohe nė Parkun “Rinia”. U a kisha thėnė kėtė edhe
disa bashkėfshatarėve, tė cilėt filluan tė vinin herė pas here. Mė shpesh vinin
Bardhyli, Muzaferi dhe Gurua. Ēmalleshim me njėri-tjetrin, bisedonim nga gjėrat
mė tė ndryshme, kryesisht pėr Fterrėn dhe fteriotėt. Kėshtu kafe “Stili”
filloi pak nga pak tė bėhet vend-takimi i fteriotėvė. (Mė pas , kur “Stili”
u kthye nė lokal lodrash, shkuam tek “Manastiri”. mė pas tek ”Shqipėria” dhe me
prishjen e kioskave tė parkut, nga 17 shkurti 2001, kaluam tek lulishtja e
tavernės “Dajti”.
Nė
njė nga kėto takime, midis tė tjerave u diskutua edhe se ēfarė mund tė bėjmė pėr
Fterrėn. Kishte mendim pėr te bere njė shoqate, apo klub, tė nxirrej edhe njė
buletin, por nuk u duk gjetje e duhur.
Unė, ndėrkohė, kisha filluar tė avancoja e tė punoja me kompjuterin qė mė dėrgoi
djali nga Amerika. Njė ditė duke punuar gjej rastėsisht njė shabllon gazete.
Menjėherė mė lindi ideja se mund tė bėnim edhe ne pėr Fterrėn njė gazetė tė
vogėl. I bėra modifikimet e duhura shabllonit qė gjeta dhe i vura titullin. Nė
fillim mendova ta quaja Fterra, pastaj Fteriotėt dhe me pas Fterra jonė. I
printova variantet dhe mora nė telefon Guron, Muzon e Bardhylin pėr tė pirė
kafe. Pa u thėnė se ēfarė kisha bėrė, sepse, me thėnė tė drejtėn, surprizat mė
pėlqejnė. Ata erdhėn, dhe unė u nxora nga njė fije letėr dhe ua vura pėrpara.
Atyre u qeshi fytyra, sidomos Guros e Bardhylit si specialistė tė gazetarisė.
Filluam tė diskutojmė. Fillimisht pėr titullin. Nuk mbaj mend mirė se kush
insistoi me tepėr, ndoshta Gurua, por fitoi varianti qė gazeta tė quhej “Fterra
jonė”. Ēėshtja tjetėr qė u diskutua ishte se si ishte mė mirė ta quanim: gazetė,
apo gazetėz. Fitoi varianti qė tė quhej gazetėz me qenė se e kishim edhe nė
format tė vogėl, dhe kėshtu e quajtėm pėr disa numra rresht.
Po
si do tė behej mė tej? Diskutuam qė unė tė bėja njė model me 4 faqe, ta
shkruaja, ta radhitja dhe ta shikonim ne e tua jepnim edhe disa tė tjerėve pėr
tė dhėnė ndonjė mendim.
Dija aq pak nga kompjuteri, sa ēdo fillestar.
Mirė, pėr tė shkruar, se e kisha tė lehtė nga qė me makinė shkrimi kisha punuar
mbi 40 vjet, por si tė bėja njė faqosje, si tė shkruaja titujt, si tė kaloja njė
shkrim nga njė faqe tek tjetra, e shumė e shumė probleme teknike. Bardhyli,
Gurua dhe Muzaferi nuk merrnin vesh fare nga kompjuteri. Iu futa punės me
dėshire e pasion. Oh, sa peripeci kam pasur, por nuk ėshtė vendi pėr ti
shkruar. Mbas disa ditėsh u bė modeli i parė nė 4 faqe me shkrime pėr provė. Te
nesėrmen u takuam tek "kafja jone". E pame. U pėlqye. U bėnė pėrsėri
diskutime.
Filloi puna konkrete. Vetėm pėr letėr, pėr
bojė dhe pėr fotokopjim
duheshin 7.000 leke, pa llogaritur kėtu punėn dhe shumė shpenzime tė tjera. Ndaj
duhej gjetur sponsori. Dhe menjėherė Rebi Korkuti, qė atėherė ishte nė Vlorė me
njė biznes tė vogėl, u tregua i gatshėm. U caktuan artikujt. Filluan tė
mblidhen materialet dhe njė e nga njė, unė i hidhja nė kompjuter dhe i
printoja. Bėheshin korrigjimet pėrkatėse dhe pėrsėri ne kompjuter. Botues
mbetėm ne tė tre, Muzaferi, Gurua dhe unė. Bardhyli nuk pranoi se, nuk
shkon, tha, tė jemi dy xhamaj. Numri i parė i gazetės mori formė javėn e fundit
tė prillit. U takuam me shokėt. Unė e mbaja nė njė zarf tė madh sikur tė kisha
njė thesar. Dhe vėrtet ajo u bė njė thesar. Dhe kėshtu numri i pare me 8
faqe ishte gati mė 25 prill 1997 ( e ruaj me fanatizėm atė kopje). Me shumė
dashamirėsi Fatmir Mita bėri shumėfishimin. Gazeta ishte gati dhe
filloi shpėrndarja javėn e parė tė muajit maj qė quhet edhe “ditėlindja” e
gazetės. U dėrgua nė Tiranė, Vlorė, Sarandė e Fterrė. Ndjemė gėzim tė
veēante kur morėm falėnderime nga fteriotė, miq e dashamirės. Mė pas dolėn edhe
disa gazeta tė tjera lokale, si “Labėria”, “Kuēi i Labėrisė”, “Borshi” etj. por
fatkeqėsisht disa prej tyre nuk e patėn jetėn tė gjatė.
Qė
nga numri i parė, gazeta shkoi edhe jashtė shtetit, sidomos nė Itali, Greqi,
Austri e Gjermani. Duke filluar nga numri 3, me fotografinė e Hiqmet Dushės,
filloi tė dalė gazeta edhe me fotografi, tė cilat i skanoja poshtė e lartė
me ēmime tė larta. Pra, duhej njė skaner. Ja kėrkova djalit dhe ma dėrgoi nga
Amerika. Kėshtu duke pas kompjuterin, printerin e skanerin dhe me vonė edhe
aparatin fotografik, u kompletua baza materiale pėr pėrgatitjen e gazetės, e
cila nuk ishte pak, por njė investim rreth 2 mije dollarė. Mu desh shumė kohė e
jo pak shpenzime pėr tė mėsuar edhe pėrdorimin e tyre.
Qė nga ajo kohė rrodhėn vite. Dhe gazeta vazhdon tė dalė.
Dėshirat e
detyrimet shtohen. Kemi shume fteriotė, miq e dashamirės jashtė shtetit.
Mundėsia mė e mirė, qė ata tė mėsojnė sa mė shpejt diēka pėr Fterrėn dhe
fteriotėt, ėshtė interneti. Ju futa me pasion tė mėsoja tė punoja nė internet,
dhe nuk ishte e lehtė, sepse veē tė tjerave, nuk dija anglisht. Punoja nė
internet kafe qė kishin filluar tė hapen ne ato vite dhe qe ishte 2000 leke tė
vjetra nė orė. Punova, dhe tė them tė drejtėn, harxhova shumė, deri sa mėsova
diēka. Ndoshta ndonjėherė tjetėr do tė shkruaj mė gjatė pėr kėtė. Me shumė
mundim, nė qershor 2001 arrita tė hap njė faqe tė thjeshtė nė internet.
E titullova Fterra. Veē artikujve tė gazetės “Fterra jonė” atje pasqyrova edhe
disa gjėra tė tjera, si psh: fjalė tė rralla qė pėrdoren nė Fterrė, toponimet e
Fterrės, poezi pėr Fterrėn, numrat e telefonit tė fteriotėve, fotografi tė
ndryshme, disa tė dhėna pėr krijuesit fteriotė, etjera. Me kohė vazhdova tė
shfrytėzoj mundėsi e teknologji tė reja dhe faqja u pėrmirėsua deri tek ajo qė
kemi sot:
www.fterra.com
Nuk
dua qė ndokujt ti shkojė mėndja tek “Beluli”, por me tė vėrtet ėshtė njė punė
kolosale. Sot nė internet gjen mė shumė se 2000 faqe tė daktilografuara, mbi
1000 fotografi, mbi 70 videoclipe e tė dhėna tė tjera pėr Fterrėn dhe fteriotėt.
Shumė fteriotėve qė kanė dashur, u kam hapur faqet e tyre ne internet. Nė
internet janė pasqyruar tė gjithė numrat e gazetės “Fterra jonė” pėr 10 vjet,
nga numri 1 i majit 1997 deri nė nr. 55 tė majit 2007. Kam futur nė internet nė
enciklopedinė e hapėt tė pėrbotshme Wikipedia, qė ėshtė nė dhjetėra gjuhė, shumė
tė dhėna pėr Fterrėn dhe fteriotėt. Po ashtu gjatė kėtij viti kam futur nė
internet dokumentarin “Fterra Labėri, Fterra Rivierė”, dokumentarin e vitit
1980, dokumentarin pėr Mėsuesin e Populli Lame Xhama, pjesė nga dokumentari i
vitit 1997 qė ka bėrė Rebi Korkuti nė Fterrė, si dhe rreth 70 videoclipe tė
ndryshme. Tashti aktualisht po punoj pėr krijimin nė internet tė arshivit tė
Fterrės ku, veē shkrimeve tė publikuara, do tė ketė edhe materiale tė tjera
marrė nga botime apo shkrime ashtu siē i paraqesin vet autorėt, nė mėnyrė qė
secili mund ti lexojė e tė gjykojė vet.
Pozitiv ėshtė gjithashtu fakti qė gazeta “Fterra jonė” ėshtė pėrfshirė edhe
nė fondet e Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė, falė kujdesit tė veēantė tė
Petrit Bezhanit, i cili gjithashtu ka skeduar edhe pjesėn mė tė madhe tė
artikujve qė janė shkruar.
Agron
XHAMA
Tiranė, maj 2007
Shėnim:
Pėr
disa arsye, gazeta “Fterra jonė” ka ndėrprerė botimin e saj nga korriku 2007 me
shpresė qė sė shpejti do tė jetė pėrsėri nė qarkullim me tė njėjtin mision, me
tė njėjtėn paraqitje.
|