
New Page 3
DEMOGRAFIA
Fterra ėshtė fshat i vjetėr. Nė dokumentet qė njihen deri sot, pėrmendet nė
vitin 1431 si fshat i nahijes sė Sopotit me 12 hane (familje tė mėdha e nė
gjendje relativisht tė mirė ekonomike). Nė fillimet e kėtij shekulli familjet e
fshatit kanė varijuar nga 80 deri nė 100 familje. Nė dhjetor 1944 Fterra kishte
gjithsej 134 familje, nga tė cilat 116 banonin nė fshat, 10 banonin jashtė
fshatit dhe 8 banonin jashtė Shqipėrisė.
Nė vitin 2006 fteriotėt numėrojnė mbi 500 familje dhe mbi 2400 frymė. Nė kėto 50
vjetėt e fundit ka rritje tė theksuar natyrore, por ka edhe lėvizje e largime,
sidomos nga fshati nė qytet.
Ndėr shkaqet kryesore tė largimit nga fshati, mund tė pėrmendim : a) fshati nuk
ka kushte tė favorshme pėr zhvillimin e ekonomisė, veēanėrisht tė bujqėsisė; b)
fteriotėt, duke njohur edhe kurbetin, kanė aspiruar gjithnjė pėr njė jetė mė tė
mirė; c) arsimimi ka qenė njė pėrparėsi e gjithė edukimit tė bashkėfshatarėve
dhe mbas mbarimit tė shkollave ata kanė punuar nė vende tė ndryshme brenda e
jashtė Shqipėrisė; ē) sedra, nė kuptimin e mirė tė fjalės, ka bėrė qė shumė
bashkėfshatarė, duke ndjekur shembullin e atyre qė jetonin mė mirė, tė ngulmojnė
pėr tė ndjekur rrugėn e tyre. Njė ndihmese tė vakantė pėr kėtė dhanė edhe bijtė
e fshatit, qė tėrhoqėn shumė bashkėfshatarė, nė kurbet nga fundi i shekullit tė
kaluar e nė fillim tė kėtij shekulli, si dhe nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė
nė vitet pas ēlirimit
Mbas Luftės sė Dytė Botėrore pėr fteriotėt kishte dy lloj "kurbeti", njėri larg
Shqipėrisė, kryesisht nė Turqi, tjetri jashtė Fterrės, nė qytete tė ndryshme, me
nėpunėsi e punė tė tjera qė ofronte koha. Tė tillė ishin rreth 30 kryefamiljarė,
midis tė tyre edhe mjaft intelektualė, qė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė
rritjen e nivelit tė arsimit, tė kulturės e te mėnyrės sė jetės . Karakteristika
e asaj periudhe ishte qė burrat shkonin ku tė gjenin punė dhe familjet jetonin
nė fshat. Pas ēlirimit, sidomos pas viteve '50, ata qe ishin nė qytete filluan
tė marrin edhe familjet. Shumė familje qė ikėn nga fshati ne vitet '50 shkuan nė
Kombinatin e Tekstilit nė Tiranė, ku jetojnė edhe sot.
Nė Fterrė nė vitin 1945 jetonin 116 familje, 102 familje nė vitin 1960, 109
familje nė vitin 1980, 114 familje nė vitin 1990, 50 familje nė vitin 2004 dhe
rreth 40 familje sot.
Jashtė Fterrės pėrqendrimet mė tė mėdha tė familjeve fteriote kane qenė e janė
nė Tiranė, ku nė vitin 2006 banojnė mbi 40 pėrqind e tyre, nė Sarandė rreth 25
pėrqind, po dhe nė Vlorė, Durrės , Shkodėr etj. Pas vitit 1960, kur Fterra kaloi
administrativisht nė rrethin e Sarandės, shkuan aty shumė familje. Nga 3-4
familje qė kishte nė fillim tė viteve ’50, arrtėn nė rreth 25 nė ’60-tėn e sot
rreth 100. Nga familjet qė jetojnė sot nė Fterrė, vetėm 30 prej tyre janė aktive,
kurse tė tjerat janė tė moshuar.
Kurbeti ka qenė plagė e vjetėr e Fterrės, si ai i hershmi, aq mė tepėr ai i riu.
Njė numėr jo i vogėl fteriotė kanė emigruar nė Turqi shumė herėt, (pėrqendruar
mė tepėr nė Stamboll e Izmir). Ka tė dhėna qė kurbeti ka filluar nga fundi i
vitit 1700, por ka shumė mundėsi tė jetė mė i hershėm. Disa bashkėfshatarė
shkuan nė shkollat turke dhe atje jetuan e punuan nė punė tė ndryshme, deri edhe
personalitete te Universitetit Perandorak. Megjithėse nuk ka shifra tė sakta,
nga tė dhėnat e grumbulluara del se nė Turqi jetojnė mbi 70 familje me origjinė
nga Fterra. Pjesa me e madhe e tyre janė asimiluar , kanė ndėrruar mbiemrat dhe
nuk dinė gjuhėn shqipe. Ndėr fiset qė kanė pasur mė shumė nė kurbet nė atė kohė
janė Xhama, Hizmo, Mėrkuri, Korkuti, Zani e tė tjerė.
Mbas vitit 1991, kur u hapėn kufijtė, mjaft familje fteriote si dhe shumė
individė tė vaēantė, emigruan jashtė vendit, sidomos nė Greqi e Itali, Gjermani,
Austri, etj. Vitet e fundit janė shtuar familjet fteriote qė jetojnė
pėrgjithmonė nė Amerikė, Kanada,. Gjithė familjet qė janė nė emigracion sot,
janė rreth 140 me rreth 600 frymė. Nga kėto mė shumė se gjysmat janė nė Greqi.
Nė Amerikė dhe Kanada pas vitit 1991 jetojnė rreth 100 fteriotė.
Familja fteriote ėshtė karakterizuar nga familja e re nė moshė e nė pėrmbajtje.
Sot pothuajse nuk ka dy kurorė brenda nė njė familje. Kėshtu ka qenė tradita
edhe mė parė: rriteshin fėmijėt dhe krijonin familjet e tyre. Nė vitin 2004
rreth 70 pėrqind e familjeve janė me 4-5 frymė, vetėm 7 familje janė me mbi 7
frymė, kurse familjet me njė frymė pėrbejnė mė pak se 2 pėrqind tė tė gjitha
familjeve.
Fterra ka gjithsej 38 fise (mbiemra familjesh): Abazi, Avreci, Bezhani, Braho,
Brinja, Ēallo, Ēeli, Dauti, Dhuli, Dusha, Elezi, Gėdo, Gjoni, Haderi, Hadushi,
Haxhiu, Hizmo, Kofina, Korkuti, Kurupi, Lona, Maēi, Malo, Mato, Mehmeti, Memi,
Mėrkuri, Mero, Mita, Ruko, Sadikaj, Shehu, Shkurti, Xhaferi, Xhama, Zani,
Zeneli, Zhupa.
Mė shumė familje ka nga fiset Shkurti, Brinja, Gjoni, Mehmeti, Bezhani e pastaj
me radhė Hizmo, Dauti, Mita, etj. Sot ne Fterrė nuk banon asnjė familje me
mbiemrat Bezhani, Braho, Ēallo, Ēeli, Dusha, Elezi, Gėdo, Haderi, Korkuti, Mato,
Memi, Mėrkuri, Mita, Ruko, Sadikaj, Shehu, Xhama dhe Zeneli.
Disa nga familjet fteriote, pėr shkak se nuk kanė lėnė trashėgimtarė meshkuj,
gradualisht janė fikur. Kėshtu mund tė pėrmendim Kondi, Ēipa, Gjonika, Trako,
Seferi, Goxhi, Coci, Luēi, etj.
|