
New Page 3
FSHATI I DITURISE
Tė gjithė ata qė e njohin fshatin Fterrė, kur u
paraqitet
ndonjė banor i kėtij fshati, shpesh shtojnė: “Fshati i hoxhėve”, duke kujtuar
kėshtu njė veēori kulturore tė tij. Kėshtu ėshtė quajtur ky fshat prej kohėve qė
s’mbahen mend. Dhe ka njė arsyė tė vėrtetė qė ky fshat i vogėl, qė asnjėherė nuk
i kaloi tė njėqind shtėpitė, tė quhet “Fshati i hoxhėve”. Prej tij, vetėm ata qė
ruhen nė kujtesė tė banorėve janė disa dhjetra. Qė nga fundi i shekullit tė
nėntėmbėdhjetė e deri nė mesin e shekullit njėzetė numėrohen
rreth 40 nga ky fshat. Dhe shėrbyen si hoxhė nė dhjetra fshatra tė Shqipėrisė
jugė-perėndimore. Janė tė rralla fshatrat e rrethit tė Vlorės (sidomos tė zonės
sė gjerė tė Lumit tė Vlorės), si dhe tė shumtė fshatrat e tjera tė besimit
mysliman tė rrethit tė Sarandės etj., ku tė mos kenė shėrbyer klerikė nga ky
fshat.
Kėta klerikė qė kryenin shėrbesat e hoxhės kishin mbaruar shkollat e mesme
(medrese), madje edhe tė larta. U arsimuan nė disa nga qytetet e njohura e tė
zhvilluara tė Perandorisė, si nė Janinė, Delvinė, Filat, madje edhe nė Stamboll
e vende tė tjera. Isa Hizmo thuhet se pati studiuar nė Arabinė Saudite. Ky u bė
i shquar, kujtesa e popullit e ruan edhe si njeri qė falte nė xhami Sulltanin
dhe si hoxhė oborri. Nė tė vėrtetė e dokumentuar ėshtė se ai ishte dekan i njė
universiteti nė Stamboll. Dhe sot ruhet nė familje tė bashkėfshatarėve tanė
ndonjė diplomė me firmėn e tij. (Hoxha i Fterrės, qė shėrbeu deri nė vitin 1960,
kishte diplomė tė fimosur prej tij si dekan). Isai lindi nė Fterrė rreth viteve
1850. Fillimisht mori mėsimet e para nė xhaminė e fshatit. “Xhaxhai i tij,
Mustafa Hizmo, - shkruan njė pasardhės i tij nė gazetėn "Fterra jonė" , - qė
ushtronte detyrėn e hoxhės nė Delvinė dhe Janinė, e mori me vete…Mė vonė ai
vazhdoi studimet nė Universitetin e Stambollit, nė fakultetin teologji-drejtėsi,
tė cilėn e pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera. Nė vitin 1878 u caktua me
detyrėn e dekanit nė kėtė fakultet”. Ai pėrdorte edhe mbiemrin “Shefki” Fterra,
ose Gjirokastriti; thuhet se “shefki” ishte njė titull qė iu dha. Duket se ai
ndihmoi shumė bashkėfshatarė tė tij (dhe bashkėatdhetarė) tė vazhdonin nė
Stamboll shkolla tė ndryshme, shumė prej tė cilėve edhe pėr hoxhė.
Hoxhėt e Fterrės, ata qė ruhen nė kujtesėn e bashkėfshatarėve
ende qartė, mund tė ndahen nė dy grupe: ata mė tė hershmit tė shekullit tė
nėntėmbėdhjetė (1840-1900) dhe ata qė kanė shėrbyer gjatė
shekullit tė 20-tė. Nga grupi i parė njohim pak dhe nuk ka shumė tė dhėna pėr
ta. Nga periudhat mė tė hershmė mbahen mend, veēanėrisht Isa Hizmo. Mulla Lazo
Kofina pėrmendet nė kėngėt popullore, kushtuar ngjarjev tė
viteve 1840. Mustafa Hizmo, nė mesin e shekullit tė 19-tė
punoi si hoxhė nė Delvinė e Janinė. Nuk ėshtė e qartė nė se ky e ēeli i pari
rrugėn pėr vargun e gjatė tė djemve fteriotė qė do tė studionin pėr hoxhė apo
ndonjė tjetėr. Deri sa ai kishte arritur tė bėhej hoxhė nė disa qytete tė
rėndėsishme tė perandorisė turke, merret me mend se para tij ka patur njė
traditė mė tė hershme si fshat nė kėtė fushė. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė
19-tė ushtroi detyrėn e hoxhės Laze Ēipi. Po nė kėtė periudhė pėrmenden si hoxhė
tė njohur Hasan Hizmo dhe Iliaz Mita. Thuhet se Hasani pati studiuar nė njė
shkollė me njerin nga familjet turke Inionu, qė mė vonė pati detyra tė
rėndėsishme shtetėrore. Duhet pėrmendur kėtu se disa nga ata qė shėrbyen si
hoxhė patėn mbaruar edhe shkolla tė profileve tė tjera dhe natyrisht kishin
studiuar edhe teologji. Gjysmėn e dytė tė shekullit 19-tė shėrbeu si hoxhė nė
Filat dhe nė Janinė dhe nė pleqėri tė thellė edhe nė fshatin e vet, Jakup Mato.
Tradita vazhdoi deri nė fillimet e shekullit 20-tė.
Hoxha i fshatit Fterrė Hivzi Bezhani, qė ushtroi
detyrėn e
klerikut deri nė vitin 1960, ishte diplomuar pėr drejtėsi dhe teologji nė
Stamboll.
Gjatė shekullit tė 20-tė, kryesisht nė gjysmėn e
parė, nga ky
fshat, kryen detyrėn e hoxhės njė numėr i madh burrash, sidomos po tė kemi
parasysh se kemi tė bėjme me njė fshat tė vogėl. Kėta klerikė myslimanė mbuluan
njė numėr tė madh fshatrash e qytetesh, madje zona e krahina tė tėra dhe pėr
disa breza radhazi, ose nė vazhdimėsi, duke ia lėnė kėtė detyrė bashkėfshatarėve
tė tyre. Kudo pėrhapėn kulturėn e kohės. Ishin njėkohėsisht pėrēues tė dijes, tė
rregullave tė mirėsjelljes, pėrēues tė kulturės fetare. Deri vonė pleqtė e
fshatit, krahas tė falave, sureve, recitonin me pasion poezi tė autorėve tė
vendeve arabe, pėrmendnin proverba e fjalė tė urta arabisht. Dhe nga tė dhėna tė
shumta kėta klerikė myslimanė kujtohen me respekt nga banorėt e fshatrave ku
shėrbyen Ishin njerėz tė urtė, shembull tė njerėzve tė sjellshėm, tė ditur e tė
devotshėm.
Hoxhėt e Fterrės kanė shėrbyer pėr njė
kohė mjaft tė gjatė nė shumė krahina. Mė shumė kanė shėrbyer nė fshatrat e
Vlorės. Po ashtu, nė disa fshatra kanė shėrbyer nėri pas tjetrit hoxhė nga
Fterra. Disa fise, si Mita, Hizmo, Mato etj. kanė nxjerrė disa hoxhė dhe kėtė e
kanė vazhduar brez pas brezi pėr njė kohė tė gjatė.Nė kohėn tonė ka studiuar nė
shkollė tė mesme nė Shkup Artur Malo. Dhe tani Edvin Ruko vazhdon studimet pėr
drejtėsi dhe teologji nė Arabinė Saudite.
As.Prof.Dr.
Jakup Mato
Marrė nga gazeta "Fterra jonė" Nr.20 – qershor, 2000
|