F T E R R A

Arsimi-kultura-tradita

Home
Njohuri per Fterren
Arsimi-kultura-tradita
Njerėz tė dijes
Popullsia
Gazeta "Fterra jone"
Fterra-identiteti ynė
Vjersha pėr Fterrėn
Poema 'Nėnėmadhe Fterra'
Poema "Fterrė portė midis malesh"
Bejte nga Fterra
Fjalė tė rralla
Fjalė tė urta
Na shkruajnė vizitorėt
Njoftime
Ngushėllime
Telefona tė fteriotėve
Fterra

lule101.jpg

New Page 5

Njohuri TĖ pĖrgjithshme pĖr arsimin

 

Fterra ėshtė fshat me tradita tė shquara arsimore. Fillesat e arsimit nė Fterrė datohen nė shekuj. Shumė fteriotė tė mėrguar nė kurbet nė shekullin e 19-tė, kryesisht nė Perandorinė Turke, u arsimuan nė shkolla tė mesme e tė larta tė kohės. Isa Hizmo arriti deri nė detyrėn e dekanit tė Drejtėsisė nė Universitetin e Stambollit, ndėrsa Ali Xhama, Omer Korkuti e tė tjerė, deri te Hivzi Bezhani, kanė kryer shkolla tė ndryshme tė larta e tė mesme jashtė e brenda vendit, sidomos pėr fenė, drejtėsinė e mėsimdhėnien. Mėsimi i gjuhės shqipe nė Fterrė ka filluar nė vitet e fundit tė shekullit tė 19-tė. E sigurt ėshtė se Abetaren e parė shqipe e solli nė Fterrė Isa Hizmoja nė vitin 1905, ndėrsa nė vitin 1910 Fetah Zani, i arsimuar nė Janinė, krahas shkollės nė gjuhėn turke tė ēelur nė xhami, u mėsonte bashkėfshatarėve edhe gjuhėn shqipe.

Megjithatė, pėr shkak tė ngjarjeve tė rėnda tė Luftės sė Parė Botėrore, shkolla e parė nė gjuhėn shqipe u ēel nė Fterrė nė tetor tė vitit 1916, me rreth 20 nxėnės. Mėsuesi i parė qe Selim Gjonika, qė kishte mbaruar Medresenė e Janinės e kreu dhe njė kurs tė veēantė pėr mėsues.

Shkolla nisi tė forcohej kur mė 1922 filloi detyrėn e mėsuesit Neim Zani. Mė 1925 u ndėrtua shkollė e re dhe mė 1926 nė tė u ulėn 39 nxėnės, midis tyre pėr herė tė parė dhe 16 vajza. Para Ēlirimit 20 fteriotė mbaruan shkollat e mesme tė vendit, midis tyre 19 vazhduan ose mbaruan shkollėn Normale tė Elbasanit, qė ishte “universiteti” i mėsuesisė pėr kohėn. Nga kjo shkollė dolėn dhe Mėsuesit e Popullit, bij tė fshatit, Lame Xhama e Xhevdet Kofina.

Shkolla vazhdoi me ndėrprerje edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ku mėsuesi Hiqmet Dusha, dėshmor i atdheut, krahas mėsimit, i edukonte nxėnėsit me ndjenja tė zjarrta atdhedashurie.

Pas Ēlirimit shkolla njohu rritje sasiore e cilėsore. Qė mė 1945 u ēelėn dhe kurset kundėr analfabetizmit, ku mėsuan shkrim e njehsim shumė gra tė fshatit. Nė maj tė vitit 1956 ēelet kopshti i fėmijėve parashkollorė. Mė 1 mars 1961 Fterra dekorohet nga Kuvendi Popullor pėr merita tė shquara nė arsim me motivacionin: “Fshat nga gjiri i tė cilit kanė dalė me dhjetėra mėsues, qė kanė kontribuar nė zhvillimin e arsimit nė krahina tė ndryshme tė vendit”. Mbas ndėrtimit tė shkollės sė re me dy kate nė vitin 1968, nė vitin shkollor 1968-69 ēelet nė Fterrė klasa e pestė dhe merr udhė arsimi 8-vjeēar. Hapen njėra pas tjetrės klasat e tetėvjeēares, duke u rritur nga viti nė vit numri i nxėnėsve dhe i mėsuesve. Ky numėr ka ardhur duke rėnė vitet e fundit, pėr shkak tė emigracionit.

Fteriotėt kanė qenė dhe janė arsimdashės, kanė rrezatuar arsim e dituri nė tė gjitha krahinat e vendit. Vetėm shkollėn pėr mėsuesi e kanė mbaruar deri nė vitin 2006 mbi 140 djem e vajza. Arsimin e lartė e kanė mbaruar mbi 300 fteriotė dhe tė mesmin mbi 500. Nuk gjen asnjė degė tė shkencės e tė dijes ku fteriotėt tė mos kenė dhenė ndihmesėn e tyre tė vyer. Prej tyre numėrohen 16 Profesorė e Doktorė Shkencash, si dhe Mėsues tė Popullit e tė Merituar, pedagogė, shkrimtarė, artistė, ushtarakė, inxhinierė e ekonomistė, mjekė, agronomė etj.

Dashuria pėr arsim e dituri pėrbėn njė nga tiparet mė dalluese tė fteriotit.

Enter content here

Adresa: Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC god.2 shk.1 ap.2
Tirana, ALBANIA