New Page 3
NJOHURI TĖ PĖRGJITHSHME PĖR FTERRĖN
GJEOGRAFIA
Fterra shtrihet nė
jug-jug-perėndim tė Kurveleshit. Gjatėsia maksimale e territorit tė saj ėshtė
rreth 11 km. me orientim Veriperėndim-Juglindje dhe gjerėsia maksimale 4.4 km.,
me gjerėsi mesatare rreth 3.6 km. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e territorit tė
fshatit Fterrė ėshtė rreth 37 km2 .
Territori i Fterrės, sipas morfologjisė, shtrihet nė dy lugina: ajo e Fterrės nė
perėndim dhe ajo e
Galishtit nė lindje. Territori ėshtė
malor dhe mė pak kodrinor. Kuota mė e lartė ėshtė maja e Lėpjetės nė lindje 1596
m. mbi nivelin e detit dhe mė e ulėt nė jug-perėndim nė bashkimin e pėrroit tė
Langadhės me lumin e Fterrės 130 m. mbi nivelin e detit. Fshati ndodhet rreth
kuotave 350 deri 400 m. mbi nivelin e detit.
Pėrgjatė luginės sė Fterrės kalon rruga automobilistike
Borsh-
Fterrė -Kuē
me gjatėsi rreth 23 km. ( prej tė cilave 9.5 km. brenda territorit ). Nga qendra
e Fterrės dalin disa rrugė kėmbėsorėsh, si rruga Fterrė-Ēorraj, Fterrė-Qafa e
Rrėmullės-Gurrė dhe Galisht si dhe Fterrė-Lug nė drejtim tė Golėmit.
Dy luginat e pėrmendura mė sipėr ndahen nga njėra-tjetra nga vargmali
Lajthi-Gjothanas-Balash-Gargull me shtrirje veri-jug. Nė tė dy luginat ka burime
tė shumta uji, qė sipas rrjedhshmėrisė klasifikohen nė burime dhe kroje. Mė
kryesore janė burimi i Ixorit, i Ngurrėzės, i Gjezhdanicės dhe ai i Langadhės
(nė luginėn e Fterrės), i Gurrės nė luginėn Gurrė-Galisht si dhe ai i Vidhezės
ne Galisht. Ujėrat janė karstike dhe dalin nė kontaktet e flishit tė paleogjenit
si shtresė ekranizuese me gėlqerorėt. Tė gjitha ujėrat dalin nė faqet lindore tė
luginave. Sasia e ujėrave varion mesatarisht nė vit nga disa litra nė sekondė
deri nė rreth 600 litra /sek qė ka burimi i Gjezhdanicės.
Sipėrfaqja prej 25 km2 . ėshtė e mbuluar nga pemėtaria, pyjet dhe shkurret me
gjelbėrim gjithėvjetor.
Klima ėshtė mesdhetare me njė ekuilibėr tė lagėshtirės, freskisė dhe
temperaturės. Nė vartėsi tė relievit dhe lartėsisė sė tij mbi nivelin e detit,
dallohen mikrozona klimatike, tė cilat ndikojnė nė larminė e llojin e bimėsisė
dhe tė gjallesave. Temperaturat nė dimėr janė 8o-9oC dhe nė verė 20o- 30o C.
Zotėrojnė rėrėt nga jugu me shpejtėsi mesatare 3-5 m/sek., nė mesditė haset
puhia detare, ndėrsa gjatė natės vepron puhia tokėsore. Bien mesatarisht mbi
1200 mm. reshje nė vit. Nė dimėr bien edhe reshje dėbore, tė cilat nė zonėn e
ulėt nuk qėndrojnė mė shumė se 1-2 ditė, ndėrsa nė kuota tė larta qėndrojnė disa
muaj dhe rrallė e kalojnė muajin prill. Pėr sqarime mė tė plota, mė poshtė jepet
harta e territorit tė fshatit Fterrė nė shkallėn 1: 40 000 e karakterit
topografik-gjeografik e shoqėruar me listėn e elementeve morfologjikė tė
terrenit, si maja, qafa, brigje, shpate, burime, kroje, ara etj.
Pasuritė e nėntokės
Ujėrat nėntokėsorė
Nė territorin e Fterrės dalin 42 burime uji , tė grupuara nė burime uji me
prurje mė tė mėdha dhe me prurje tė vogla. Burimet kryesore janė Ixori me prurje
40 l/sek, Ngurreza me 250 l/sek, Gjezhdanica me rreth 600 l/sek. Nė luginėn e
Galishtit janė burimi i Gurrės dhe ai i Vidhezės me prurje tė vogla.
Karakteristike e kėtyre ujėrave ėshtė prurje e tyre gjithėvjetore me ndryshime
tė vogla.
Cilėsia e ujėrave ėshtė e mirė .Fortėsia rreth 8 gradė; temperatura e ujit lėviz
nga burimi nė burim nga 9o -12o C.
Minerali i fosforiteve, del nė horizontin e kretakut tė sipėrm. Pėr kėtė janė
kryer punime kėrkimi nga Ndėrmarrja Gjeologjike e Gjirokastrės nė vitet
1976-1985, nga tė cilat janė pėrcaktuar sasia dhe cilėsia e mineralit.
Studime tė plota tė horizontit fosfatik ka kryer Prof. Afat Serjani dhe shumė
studiues tė tjerė, duke filluar qė nga vitet 1970 e deri nė vitin 1985. Nga
punimet dhe studimet ka rezultuar qė pėrmbajtja e P2 O5 luhatet nga 5% - 15% dhe
trashėsia lėviz nga 0.25 m. deri 0.7 m. pėr shtresėn mė tė pasur.
Minerali i dolomitit , lidhet me depozitimet e triasikut tė sipėrm me njė
pėrmbajtje tė lartė qė lėviz nga 18-21.8% MgO. Dolomiti dallohet me vėshtirėsi
nga gėlqerorėt. Nė Fterrė del nė rrugėn automobilistike pranė burimit tė
Ngurrėzės nė formėn e njė gėlqerori tė shkrifėt si dhe nė qafėn e Qishės e tė
Hamuriqes. Pėr kėtė mineral studime mė tė plota ka kryer Prof. Serjani tė
paraqitur nė temėn “Rreth pėrbėrjes kimike tė shkėmbinjve nė brezat antiklinale
te Kurveleshit, tė Ēikės”.( Bot. shk.gjeol. N2, 1986).
Shistet bituminoze vanadium mbajtėse, qė dalin nė kontaktin midis dolomiteve tė
triasit tė sipėrm dhe gėlqerorit masivė tė triasit tė poshtėm e tė mesėm. Kėto
shiste (petėza tė qymyr gurit qė mund tė digjen) dalin nė Vranare, nė Hallamėma,
nė Boke, nė Borshin e vjetėr, nė Dėrrasėn e Lugut (gropat e Qerimit). Pėrmbajtja
e vanadiumit ėshtė relativisht e lartė, por duke qenė se rezervat gjeologjike
janė tė pakta (tė paktėn pėr thellėsinė e studiuar), tani pėr tani mbeten pa
vlera praktike. 5. Nė kuptimin gjeologjikė edhe praktik shkėmbinjtė gėlqerorė
janė pasuri, por meqenėse janė shumė tė pėrhapur, vlera e tyre nuk ndihet.
Harta e Fterrės
Tė dhėnat kryesore:
Shtrirja gjatėsore Veri Perėndim - Jugė Lindje
Gjatėsia maksimale rreth 11 km
Gjerėsia maksimale rreth 4,4 km
Gjerėsia mesatare rreth 3,56 km
Sipėrfaqja gjithsej 39,56 km2
Kuota mė e ulėt mbi nivelin e detit ėshtė Pėrroi Langadhės 130 m.
Kuota mė e lartė mbi nivelin e detit ėshtė Maja e Lėpjetės 1596 m.
Burime nė kuotėn mė tė lartė me nivelin e detit janė Ngurrėza 400m dhe Ixori 385
m. Nė luginėn e Galishtit ėshtė Kroi i Hundės sė Drerit 1230 m.
Gjatėsia e rrugės automobilistike (brenda kufirit tė fshatit) ėshtė 9,5 km
Toponimet
Burimet dhe krojet
Burimi i Ixorit, Burimi i Ngurrėzės, Burimi i Ujit tė Pak, Burimi i
Gjezhdanicės, Burimi i Konde, Burimi i Lone, Burimi i Langadhės, Burimi i Lugut
te Thellė, Burimi i Dedecit, Burimi i Gurrės, Burimi i Hejazit, Kroi i Ēetės,
Kroi i Ēerricės, Kroi i Mertilagjes, Kroi i Gjishtires, Kroi i Mustos, Kroi i
Bedrinit, Kroi i Gėrthit, Kroi i Dardhave, Kroi i Moqilave, Kroi i Moēalit te
Avdiut, Kroi i Moēalit te Ēokės, Kroi i Shelqit, Kroi i Gėrbenit, Kroi i
Hauzeve, Kroi i Poriut, Kroi i Kretės, Kroi i Qytezės, Kroi i Vidhezės, Kroi i
Xhame, Kroi i Grykės sė Lale, Kroi i Sheshit te Madh, Kroi i Rrėzė se Shkallės,
Kroi i Mere, Kroi i Gėde, Kroi i Ēike, Kroi i Asllane, Kroi i Hundės se Drėrit,
Kroi Qafės se Rrėmullės, Kroi i Krėnėrit (Lugu), Kroi i Pėrroit tė Zi, Kroi i
Brodanit
Qafat
Qafa e Shethanasit, Qafa e Hamuriqes, Qafa e Qishės, Qafa e Pirgut, Qafa e
Pjetre, Qafa e Veize, Qafa e Fonicės, Qafa e Kopecit, Qafa e Gjokaēes, Qafa e
Martezės, Qafa e Rrėmullės, Qafa e Gargullit, Qafa e Arqisė, Qafa e Lėpjetės,
Qafa e Hejazit, Qafa e Drėrit, Qafa e Peshtanilit, Qafa e Zhuphasanes, Qafa e
Kumarovės, Qafa e Mehmete, Qafa e Lleshe, Qafa e Arrės
Majat - Dhe kuota mbi nivelin e detit ml
Maja e Bėrdės- 439, Maja e Lekes- 415, Maja e Varrit- 350, Maja e Gragullit-
1215, Maja e Martezės- 1161, Maja e Balashit- 1275, Maja e Gjokaēes- 1255, Maja
e Lajthisė- 1418, Maja e Fonicės- 1428, Maja e Lazre- 1162, Maja e Gjothanasės-
1341, Maja e Gjeshnikoshit- 1478, Maja e Peshtanlit- 771, Maja e Lėpjetės- 1596,
Maja e Thomalleshit- 1353
Arat
Arat e Fonicės, Arat e Zhulit, Arat e Kopecir, Arat e Gjokaēes, Arat e Martezės,
Arat e Rrėmullės, Arat e Qafės Arrės, Arat e Sheshit Cfitit, Arat e Hejazit,
Arat e Murrizes, Arat e Hanisė, Arat e Lukshtave, Arat e Rrahut, Arat e Gurrės,
Arat e Sheshit Xhanit, Arat Gropat e Golemit, Arat e Gjozenikut, Arat e
Kanacelezės, Arat e Alikos, Arat e Sheshit Madh, Arat e Vidhezės, Arat e
Quteces, Arat e Arqisė, Arat me Avlli, Arat e Kretės, Arat e Kushtbabės, Arat e
Lugut Fterrės, Arat e Qerimit, Arat e Langadhės, Arat e Gjovizhdes, Arat e
Bėrdės, Arat e Dardhave, Arat e Vreshtave, Arat e Gomarezės, Arat e Sheshezės,
Arat e Mortovicės, Arat e Gjolige, Arat e Gjoplakės, Arat e Gjolagje, Arat e
Gjilazrit, Arat e Gjinalisė, Arat e Gjipogave, Arat e Gjezhdanicės, Arat e
Gjishtires, Arat e Kumarovės, Arat e Ngurrėzės, Arat e Dėllėnjės, Arat e
Argėlifdhezės, Arat e Lalucės, Arat e Konjilleshit, Arat e Lumrave, Arat e Lugut
tė Thellė, Arat e Ēerricės, Arat e Korjepes, Arat e Skomoranjet, Arat e Xhingės,
Arat e Kikės, Arat e Janjerit, Arat e Hupit
Hundat
Hunda e Zabelit, Hunda e Miut, Hunda e Lalucės, Hunda e Gurrės, Hunda e
Gjozenikut, Hunda e Madhe, Hunda e haske, Hunda e Drėrit
Harcat
Harca e Poge, Harca e Hupit, Harca e Purriut, Harca e Ushakthit
Brigjet
Bregu i Korjepes, Bregu i Pogės, Bregu i Plepes, Bregu i Lleshe, Bregu i Mesėm,
Bregu i Madh, Bregu i Gjilazrit
Shpellat
Shpella e Kazhanit, Shpella e Buēke, Shpella e soroit, Shpella e Guvave, Shpella
e gjolekės, Shpella e Zane
Lumenjtė e pėrrenjtė
Lumi i Fterrės, Lumi i Gjezhdanicės, Lumi i Dukhilės, Pėrroi i Langadhės, Pėrroi
i Lugut, Pėrroi i Xhingės, Pėrroi i Lugut Thellė, Pėrroi i Gjoplakės, Pėrroi i
Gomarėzės, Pėrroi i Brodanit, Pėrroi i Gurrės, Pėrroi i Lėpushės, Pėroi i
Rrėmullės, Pėrroi i Progrit, Pėrroi i Kancelzės, Pėrroi i Kanės, Pėrroi i
Hasibesė, Pėrroi i Kopilit, Pėrroi i Zi
Gurėt e lėmenjtė
Guri i Dardhės, Guri i Ēokės, Guri i Cjapit, Guri i Gjiknovės, Guri i Shqipes,
Gurėt e Lon, Gurėt e Rarė, Gurėt e Hatos, Lėmi i Leke, Lėmi i Tėrhoit, Lėmi i
Lugut, Lėmi i Ri, Lėmi i Hatos, Lėmi i Avrece
Tė ndryshme
Dėrrasa e Lugutk, Dėrrasa e Mullirit, Shtegu i Mėnkshit, Shtegu i Dhimės, Shegu
i Ponxhes, Buza e Poriut, Buza e Kurprit, Shkėmbi i Kuq, Shkėmbi i Hamzos,
Shkėmbi i Leke, Gropa e Bufit, Honi i Zane, Honi i Janjerit, Honi i Hupit
HISTORIA
Nė fillim lugina e Fterrės, me kodrat e faqet e maleve qė e rrethojnė, ka qenė
shfrytėzuar si kullotė e zonė e pasur nė gjueti. Vizitorėt e parė qė vinin herė
pas here, kishin populluar bregdetin e detit Jon shumė herėt. Ata vinin nga
kalaja e Badhrės (midis Borshit e Piqerasit), nga kalaja e Sopotit, nga kalaja e
Qeparoit, kala qė, siē dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, kanė qenė banuar qysh
nė kohėn e bronzit (rreth 3000 vjet mė parė).
Pėr lashtėsinė e fshatit na vijnė nė ndihmė tė dhėnat gjuhėsore, emrat e
vendeve, shumica e tė cilave janė emra tė mirėfillte shqip. Qafa e Qishės,
lidhet me ekzistencėn e njė lagjeje nė Qafė tė Qishės. Atje ka mure shtėpish qė
i takojnė shekullit IX-X tė erės sonė. Njė grup tjetėr emrash si Ixuar - lxor
(burim), Bėrda-kodėr e vogėl, varre-tog me gurė tė vegjėl etj., lidhen me
ardhjen e njė popullsie me origjinė sllave, ose pėr tė qenė mė tė saktė, me
pėrfshirjen e fshatit tonė nėn pushtimin administrativ tė shtetit Bullgar. Tė
tjera emra vendesh shpjegohen me ndikimin e gjuhės turke e greke, si derven,
foti, hon, perivol e shumė tė tjera. Edhe toponimet Galile, Kikė, apo emrat e
njerėzve Avrec-Jevrej, Rahile etj., janė me prejardhje ēifute dhe pa mėdyshje
duhet tė lidhen me vendosjen e ndonjė familjeje ēifute nė shekullin XVII.
Dokumenti i parė i shkruar pėr ekzistencėn e fshatit ėshtė Defteri Osman i vitit
1431, i cili na bėn tė njohur se Efteran-Ifteran-Fterra, bėnte pjesė nė nahijen
e Sopotit, kazaja e Gjirokastrės, dhe kishte nė atė kohė 12 hane, familje me
kryefamiljar, si dhe familje tė tjera qė paguanin taksa mė tė vogla.
Nė defterin e vitit 1583, d.m.th. pas 150 vitesh, del pėrsėri emri i fshatit
Ifteran me 24 zjarre (shtėpi) dhe mė pas, sipas njė burimi tjetėr, me 45 zjarre
(shtėpi). Nė shekujt qė vijojnė (shek.16 deri nė shek.19) nuk kemi dokumente tė
shkruara, por historinė e fshatit do ta gjejmė nė ngjarje historike tė Labėrisė
e mė gjerė, ku merr pjesė aktive nė luftėrat pėr liri e pavarėsi. Nė
kryengritjen e vitit 1833-34 kundėr zbatimit tė Reformave tė Tanzimatit,
fteriotėt kane qene pjesėmarrės me arme ne dore. Nė ballė tė kryengritjeve labe
ishte Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, kurse Lazo Kofina (i parė) ishte komandant i
ēetės sė Fterrės dhe kėshilltar i Zenel Gjolekės.
Gjurmė tė pashlyera nė historinė e fshatit kanė lėnė ngjarjet e viteve
1913-1916. Pa u konsoliduar shteti i porsaformuar mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė,
filloi lufta Ballkanike, e cila preku drejtpėrdrejtė edhe Fterrėn.
Nė maj 1913 ushtarė grekė erdhėn nė Fterrė e bene dhe masakra. Kjo i detyroi
banorėt tė mėrgonin ku tė mundnin, shumica shkuan nė Lumin e Vlorės dhe dimri i
vitit 1913-1914 ka qenė njė nga periudhat mė tė vėshtira. Nė pranverėn e 1914-tė
burrat e fshatit, tė organizuar nė ēeta, sė bashku me ēetat e tjera arritėn tė
pėrzėnė ushtarėt grekė dhe u rikthyen nė fshat. Rindėrtuan shtėpitė e djegura.
Nė vjeshtė tė vitit 1916, fshati ishte ripėrtėrirė dhe arriti tė hapė shkollėn
fillore nė gjuhėn shqipe, me mėsues Selim Gjonikė.
Pas katėr vitesh zhvillohet Lufta e Vlorės (1920). Ēeta e fshatit, me mbi 40
luftėtarė, nėn komandėn e Xhafer Shehut, u rreshtua nė luftė kundėr forcave
italiane dhe sė bashku me gjithė luftėtarėt e tjerė tė Labėrisė, arritėn tė
ēlirojnė Vlorėn.
Mė 1924, fteriotėt mbėshtesin Qeverinė e Nolit. Demokratė si Tasin Elezi, Ismail
Bezhani me shokė, pėr pėrkrahjen qė i dhanė qeverisė sė re, internohen me vone
nė Krujė dhe Gjirokastėr.
Gjatė viteve 1925-1939 me vendosjen e Republikės e mė pas tė Mbretėrisė, nė
jetėn e fshatit u bėnė mė pėrcaktuese kushtet gjeografike. Ekonomia e pėrzier
karakterizonte ēdo familje - blegtori, bujqėsi, frutikulturė. Po asnjė prej tyre
nuk arrinte tė siguronte bukėn e vitit. Pati familje qė zgjeruan tokėn bujqėsore
lart ne male e kullota, duke mbjellė nė Fushė tė Zhulit, nė Galisht, Rrėmullė e
Fonicė, por rendimenti ishte shumė i ulėt. Hera herės nuk arrinin tė merrnin as
farėn. Kishte dhe pak familje qė u shquan si blegtorė (Zhupajt, Gjonajt,
Dhulajt) duke krijuar kope tė mėdha me dhen. Kriza e viteve 1933-36, preku edhe
fshatin Fterrė. Nė kėto kushte shumė burra tė fshatit mėrguan nė qytet duke bėrė
punė krahu, por edhe pėr tė gjetur nėpunėsi, si mėsues, xhandar dhe hoxhė. Disa
tė rinj ndoqėn studimet e mesme nė Normalen e Elbasanit, nė Gjimnazin e
Gjirokastrės e tė Tiranės, etj. dhe formuan brezin e parė tė intelektualėve me
arsim tė mesėm.
Nė fillim tė luftės Italo-Greke, Fterra, si grykė e Kurveleshit, u bė front
lufte. Ushtria greke e vendosur nė Fterrė bombardohej nga artileria e aviacioni
italian. Nė fillim ushtria greke e mė pas ushtria italiane dėmtuan rėndė
ekonominė e fshatit. Pasojat e Luftės sė Dytė Botėrore u ndien qė nė fillimet e
saj.
Gradualisht filloi dhe rezistenca ndaj pushtuesve. Njė moment me rėndėsi shėnon
mbledhja e popullit qė u bė tek Kroi i Bedrinit. U formua ēeta vullnetare dhe
kėshilli nacionalēlirimtar prej 5 vetash me kryetar Himet Ēallon. Nė gusht ēeta
mori pjesė nė ēlirimin e Kuēit dhe tė Kurveleshit, qe mbeti zonė e lirė. Mė 27
janar 1943 ēeta e fshatit ju bashkua ēetės “Hajredin Tremishti” nė sulmin qė iu
bė fashistėve italianė nė postbllokun e Borshit, ku ra dėshmor Fuat Mato.
Me pasoja tė rėnda ishte operacioni i dimrit i vitit 1943-44 dhe ai i qershorit
1944. Gjatė Luftės Nacionalēlirimtare gjithė fshati mbėshteti fuqimisht luftėn
dhe u rreshtua i tėri nė anėn e fitimtarėve. Atė e dėshmojnė veprimtaria aktive
e ēetave territoriale, ku rol tė veēantė luajti rinia komuniste e fshatit dhe
pjesėmarrja e dhjetėra partizanėve nė luftėn pėr ēlirimin e vendit. Nė kėtė
luftė heroike dhanė jetėn dėshmorėt Hiqmet Dusha, Turhan e Fuat Mato, Azem Ēeli,
Osman Memi e Shaqo Mita.
Vlen te veēojmė se :Nė shkurt 1943 Fterra dėrgon pėrfaqėsues nė mbledhjen qė u
bė nė Kuē e nė Progonat pėr pajtimin e gjaqeve; mė 1946, u ngrit komisioni pėr
rindėrtimin e fshatit; mė 25 nėntor 1955 u inaugurua hidrocentrali i fshatit; mė
10 mars 1956 u krijua kooperativa bujqėsore; mė 16 tetor 1961 u krijua
kooperativa e bashkuar Borsh-Fterrė-Ēorraj.
Kushtet gjeografike dhe etnografike te Kurveleshit kanė bėrė qė organizimi
administrativ i fshatit tė ndryshojė disa herė. Nė vitet 30 qendra e prefekturės
ishte Gjirokastra dhe nėnprefektura ne Gusmar. Kjo strukturė organizative u
trashėgua edhe nė vitet e para pas ēlirimit. Mė 1949, me krijimin e qarkut tė
Vlorės, Fterra dhe fshatrat e Kurveleshit tė Poshtėm kaluan nė vartėsi tė
Vlorės. Nė fillim tė viteve ‘60, pėrsėri ndryshon struktura administrative,
Fterra dhe Ēorraj kaluan nė administrim tė rrethit tė Sarandės.
Vitet 90-te janė vitet e ndryshimeve tė mėdha sociale e demografike. Si pasojė
njė numėr jo i vogėl banoresh morėn rrugėn e emigracionit. Sot shumė punojnė e
jetojnė nė Greqi e Itali, kurse tė tjerė nė Gjermani, Austri, Amerikė e Kanada.
Shpallja e Pavarėsisė mė 28 Nėntor 1912 gėzoi dhe Fterrėn e fteriotėt. Pėr kėtė
ėshtė kuptimplote festa qė bėnė burrat e Fterrės dhe disa gra, duke u mbledhur
sė bashku nė qendėr te fshatit, pranė ish-xhamisė, te Ulliri, vetėm njė javė mė
vonė, mė 4 dhjetor 1912. Pėr kėtė flasin dhe vargjet e kėnduara:
Fteriotė seē u mblodhė,
Te Kadrėmi, te Ulliri,
Shpallėn bashkimin me Vlorė,
Flamuri, ditė gėzimi.
Lufta e Vlorės ( 1920 )
Mori pjesė dhe Ēeta e Fterrės e pėrbėrė nga 48 burra e djem fteriotė. Komandant
ēete ishte avokati, Xhafer Shehu. Fterra i kėndoi:
O Xhafer Shehu me nam,
Me mendje si evropian,
Kėrkon liri pėr vatan.
Lufta pėr vatan
Kėshtu cilėsohet nė tė folmen e Fterrės, lufta nė vitet 1913-1914, kundėr
andartėve grekė, qė ishin njerėz tė paguar, tė drejtuar nga i keqnjohuri Spiro
Milo, tė cilėt pushtuan dhe bėnė masakra dhe nė Fterrė, ku u shqua pėr luftė
trimėresha Mene Zhupe dhe ku ranė si dėshmorė tė lirisė 5 (pesė) burra fteriotė.
Ėshtė koha kur tėrė Kurveleshi vajtoi:
Gratė e Kurveleshit, shkojnė pėr nė Vlorė,
Qaj moj Shqipėri, ulėr moj e gjorė,
Me djepe ngarkuar, me foshnja nė dorė,
Qaj moj Shqipėri, ulėr moj e gjorė,…
Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare
Fterra, Portė e Kurveleshit, u bashkua masivisht me Frontin Nēl. Mori pjesė
aktive nė luftėn kundėr pushtuesve dhe e mbėshteti atė me tė gjitha mundėsitė
reale tė tij.
Ēeta e Fterrės u krijua mė 27 qershor 1942 me 25 vetė, e cila mė vonė pati 55
anėtarė. Ndėrsa, nė formacionet partizane morėn pjesė 45 fteriotė, kryesisht, nė
Brigadat: e parė, e gjashtė, e tetė, e dymbėdhjetė, e nėntėmbėdhjetė, e tjera.
Familjet fteriote , edhe nė Galisht e kudo qė ishin me bagėti nė malet e Fterrės
dhe tė Borshit, u bėnė baza tė rėndėsishme tė luftės partizane. Fterra ka 6
(gjashtė) dėshmorė tė Luftės Antifashiste Nil., si dhe 4 viktima, midis tyre 1
grua. Gjatė kėsaj lufte nė Fterrė u dogjėn nga pushtuesit 40 shtėpi.
Meritė tė veēantė pėr organizimin e Fterrės nė Frontin Nil. ka mėsuesi dhe
komisari Hiqmet Dusha, qė u bė organizatori kryesor i tėrė veprimtarisė politike
dhe luftarake pėr Fterrėn dhe fteriotėt. Dhe nė vazhdim tė tij, Mehmet Dusha e
Safet Memi.
Trivia
1. Fterra mori pjesė me armė nė dorė nė kryengritjen e viteve 1833-34 kundėr
zbatimit me dhunė tė Reformave tė Tanzimatit. Lazo Kofina (i parė) ishte
komandant i ēetės sė Fterrės dhe kėshilltar i Zenel Gjolekės.
2. Nė mbledhjen e fshatit, mė 27 qershor 1942 tek Kroi i Bedrinit, ku i deleguar
ishte Bedri Spahiu, u zgjodh Kėshilli Nacionalēlirimtar me 5 veta. Kryetar u
zgjodh Mehmet Ēallo. Gjatė luftės mė shumė kohė nė kėshill nė Fterrė kanė punuar
Mehmet Ēallo, Safet Memi, Shaban Mita, Lame Xhama, Sherif Dusha, Neim Zani,
Bastri Dauti, Halil Mato, Qazim Gjoni, Belul Brinja, Shefqet Shkurti, Kamber
Brinja, Zilfo Malo etj.
Po nė kėtė mbledhje u formua ēeta vullnetare, midis tyre mund tė pėrmendim:
Shuquri Sadikaj, Dervish Shkurti, Adem Lona, Fuat Mato, Pasho Zhupa, Mustehak
Ēallo, Nuri Mita, Veip Mero, Zihni Mero, Malo Malaj, Razip Gjoni, Kamber Brinja
etj. Komandant i pare i cetes u zgjodh IIjaz Kofina dhe zėvendėskomandant
Muhedin Haderi. Pėrgjegjės politik u caktua Hiqmet Dusha dhe ndihmės Shaban
Mita.
3. Ne vitet 1910 Nuredin Kofina me Shaqo e Neki Mitėn, Xhafer e Jashar Maton,
Haxhi Gjonin, nė luftime tė ashpra nė Delvinė, vranė komandantin e bandės greke
dhe e shpartalluan fare atė.
4. Nėė vitin 1913 Nuredin Kofina, Shaqo Mita, Xhafer e Jashar Mato, Veip Mero,
Haxhi Gjoni e Mato Dusha e ndoqėn armikun deri ne Janinė.
5. Nė vitet 1914 Greqia sulmoi Korēėn e Gjirokastrėn. Me ta u bashkuan dhe disa
shqiptarė tė Himarės, qė i ranė tė parėt Fterrės me qellim qe ta djegin e ta
shfarosin krejt. Nė kėto sulme ata vranė Adem e Muēo Gjonin, Zeno Gjonin, Habil
Dhulin, Lame Mehmetin, Muēo Maton, Mato Zhupėn. Populli emigroi Lumit tė Vlorės,
ku ca nga tė ftohtit, ca nga uria, ca nga sėmundjet, u gjymtuan rendė me njerėz
e mall.
Vetėm dy vjet me pas, kur u tėrhoq greku, u kthyen fteriotėt nė fshatin e tyre,
ku ēdo gjė qe shkrumbuar
6. Nė Luftėn e Vlorės me 1920 Fterra mori pjese me ēetėn e saj me 48 burra nėn
drejtimin e komandantit Xhafer Shehu . Nė kėtė ēetė tė Fterrės bėnin pjesė:
Xhafer Shehu, Xhafer Mato, Jashar Mato, Adem Lona, Xhevdet Braho, Mustafa
Mehmeti, Ismail Bezhani, Tahsin Elezi, Asllan Brinja, Huso Zhupa, Esheref Mita,
Nimet Mita, Shaqo Mita, Neirn Zani, Ago Dusha, Mato Dusha, Kamber Brinja e tė
tjerė. Dhe nė ndihmė tė tyre Jahja Mato, Shefqet Shkurti, Dervish Shkurti,
Ismail Haxhiu, Zilfo Malo, Kadri Gjoni, Xhafo Brinja, Mustehak Ēallo, Xhemil
Mehmeti, Avdul Mita etj.
Politika
Celula e partisė u krijua mė 17 korrik 1943 me katėr anėtarė, nė shtėpinė e
Shaban Mitės. Pėrgjegjės i celulės u zgjodh Mehmet Dusha. Hiqmet Dusha e Iljaz
Kofina kishin kaluar nė formacionet partizane, tė cilėt deri atėherė bėnin pjesė
nė celulėn e Kurveleshit tė Poshtėm.
Nė muajin dhjetor 1943 pėrgjegjės politik u caktua Safet Memi, detyrė qė e
mbajti deri nė Ēlirim. Nė veprimtarinė e kėsaj celule, gjatė luftės, janė
shquar: Hiqmet Dusha, Iljaz Kofina, Shaban Mita, Mehmet Dusha, Eqrem Kofina,
Bilal Dusha, Safet Memi, Dilaver Shkurti.
Kėshilli nacionalēlirimtarė
U formua mė 27 qershor 1942 te Kroi i Bedrinit. Kryetar u caktua Mehmet Ēallo,
detyrė qė e kreu, me pak ndėrprerje, deri nė Ēlirim. Kėshilli i Fterrės i kreu
me korrektesė detyrat e tij nė Fterrė dhe nė marrėdhėnie me fshatrat fqinje, si
detyrat luftarake dhe ato paqėsore brenda e jashtė fshatit. Luajti njė rol tė
veēantė nė ruajtjen dhe forcimin e unitetit tė Fterrės dhe tė fteriotėve, ashtu
si dhe me fshatrat fqinje.
Si kryetarė kėshilli nė Fterrė, pėr njė kohė mė tė shkurtėr, kanė qenė edhe
Bastri Dauti e Belul Brinja.
DISA Njohuri pĖr arsimin
Fterra ėshtė fshat me tradita tė shquara arsimore. Fillesat e arsimit nė Fterrė
datohen nė shekuj. Shumė fteriotė tė mėrguar nė kurbet nė shekullin e 19-tė,
kryesisht nė Perandorinė Turke, u arsimuan nė shkolla tė mesme e tė larta tė
kohės. Isa Hizmo arriti deri nė detyrėn e dekanit tė Drejtėsisė nė Universitetin
e Stambollit, ndėrsa Ali Xhama, Omer Korkuti e tė tjerė, deri te Hivzi Bezhani,
kanė kryer shkolla tė ndryshme tė larta e tė mesme jashtė e brenda vendit,
sidomos pėr fenė, drejtėsinė e mėsimdhėnien. Mėsimi i gjuhės shqipe nė Fterrė ka
filluar nė vitet e fundit tė shekullit tė 19-tė. E sigurt ėshtė se Abetaren e
parė shqipe e solli nė Fterrė Isa Hizmoja nė vitin 1905, ndėrsa nė vitin 1910
Fetah Zani, i arsimuar nė Janinė, krahas shkollės nė gjuhėn turke tė ēelur nė
xhami, u mėsonte bashkėfshatarėve edhe gjuhėn shqipe.
Megjithatė, pėr shkak tė ngjarjeve tė rėnda tė Luftės sė Parė Botėrore, shkolla
e parė nė gjuhėn shqipe u ēel nė Fterrė nė tetor tė vitit 1916, me rreth 20
nxėnės. Mėsuesi i parė qe Selim Gjonika, qė kishte mbaruar Medresenė e Janinės e
kreu dhe njė kurs tė veēantė pėr mėsues.
Shkolla nisi tė forcohej kur mė 1922 filloi detyrėn e mėsuesit Neim Zani. Mė
1925 u ndėrtua shkollė e re dhe mė 1926 nė tė u ulėn 39 nxėnės, midis tyre pėr
herė tė parė dhe 16 vajza. Para Ēlirimit 20 fteriotė mbaruan shkollat e mesme tė
vendit, midis tyre 19 vazhduan ose mbaruan shkollėn Normale tė Elbasanit, qė
ishte “universiteti” i mėsuesisė pėr kohėn. Nga kjo shkollė dolėn dhe Mėsuesit e
Popullit, bij tė fshatit, Lame Xhama e Xhevdet Kofina.
Shkolla vazhdoi me ndėrprerje edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ku mėsuesi
Hiqmet Dusha, dėshmor i atdheut, krahas mėsimit, i edukonte nxėnėsit me ndjenja
tė zjarrta atdhedashurie.
Pas Ēlirimit shkolla njohu rritje sasiore e cilėsore. Qė mė 1945 u ēelėn dhe
kurset kundėr analfabetizmit, ku mėsuan shkrim e njehsim shumė gra tė fshatit.
Nė maj tė vitit 1956 ēelet kopshti i fėmijėve parashkollorė. Mė 1 mars 1961
Fterra dekorohet nga Kuvendi Popullor pėr merita tė shquara nė arsim me
motivacionin: “Fshat nga gjiri i tė cilit kanė dalė me dhjetėra mėsues, qė kanė
kontribuar nė zhvillimin e arsimit nė krahina tė ndryshme tė vendit”. Mbas
ndėrtimit tė shkollės sė re me dy kate nė vitin 1968, nė vitin shkollor 1968-69
ēelet nė Fterrė klasa e pestė dhe merr udhė arsimi 8-vjeēar. Hapen njėra pas
tjetrės klasat e tetėvjeēares, duke u rritur nga viti nė vit numri i nxėnėsve
dhe i mėsuesve. Ky numėr ka ardhur duke rėnė vitet e fundit, pėr shkak tė
emigracionit.
Fteriotėt kanė qenė dhe janė arsimdashės, kanė rrezatuar arsim e dituri nė tė
gjitha krahinat e vendit. Vetėm shkollėn pėr mėsuesi e kanė mbaruar deri nė
vitin 2004 mbi 130 djem e vajza. Arsimin e lartė e kanė mbaruar mbi 300 fteriotė
dhe tė mesmin mbi 500. Nuk gjen asnjė degė tė shkencės e tė dijes ku fteriotėt
tė mos kenė dhenė ndihmesėn e tyre tė vyer. Prej tyre numėrohen 11 Profesorė e
Doktorė Shkencash, si dhe Mėsues tė Popullit e tė Merituar, pedagogė,
shkrimtarė, artistė, ushtarakė, inxhinierė e ekonomistė, mjekė, agronomė etj.
Dashuria pėr arsim e dituri pėrbėn njė nga tiparet mė dalluese tė fteriotit.
DEMOGRAFIA
Fterra ėshtė fshat i vjetėr. Nė dokumentet qė njihen deri sot, pėrmendet nė
vitin 1431 si fshat i nahijes sė Sopotit me 12 hane (familje tė mėdha e nė
gjendje relativisht tė mirė ekonomike). Nė fillimet e kėtij shekulli familjet e
fshatit kanė varijuar nga 80 deri nė 100 familje. Nė dhjetor 1944 Fterra kishte
gjithsej 134 familje, nga tė cilat 116 banonin nė fshat, 10 banonin jashtė
fshatit dhe 8 banonin jashtė Shqipėrisė.
Nė vitin 2004 fteriotėt kanė arritur nė rreth 500 familje dhe mbi 2300 frymė. Nė
kėto 50 vjetėt e fundit ka rritje tė theksuar natyrore, por ka edhe lėvizje e
largime, sidomos nga fshati nė qytet.
Ndėr shkaqet kryesore tė largimit nga fshati, mund tė pėrmendim : a) fshati nuk
ka kushte tė favorshme pėr zhvillimin e ekonomisė, veēanėrisht tė bujqėsisė; b)
fteriotėt, duke njohur edhe kurbetin, kanė aspiruar gjithnjė pėr njė jetė mė tė
mirė; c) arsimimi ka qenė njė pėrparėsi e gjithė edukimit tė bashkėfshatarėve
dhe mbas mbarimit tė shkollave ata kanė punuar nė vende tė ndryshme brenda e
jashtė Shqipėrisė; ē) sedra, nė kuptimin e mirė tė fjalės, ka bėrė qė shumė
bashkėfshatarė, duke ndjekur shembullin e atyre qė jetonin mė mirė, tė ngulmojnė
pėr tė ndjekur rrugėn e tyre. Njė ndihmese tė vakantė pėr kėtė dhanė edhe bijtė
e fshatit, qė tėrhoqėn shumė bashkėfshatarė, nė kurbet nga fundi i shekullit tė
kaluar e nė fillim tė kėtij shekulli, si dhe nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė
nė vitet pas ēlirimit
Para ēlirimit pėr fteriotėt kishte dy lloj "kurbeti", njėri larg Shqipėrisė,
kryesisht nė Turqi, tjetri jashtė Fterrės, nė qytete tė ndryshme, me nėpunėsi e
punė tė tjera qė servirte koha. Tė tillė ishin rreth 30 kryefamiljarė, midis tė
tyre edhe mjaft intelektualė, qė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė rritjen
e nivelit tė arsimit, tė kulturės e te mėnyrės sė jetės . Karakteristika e asaj
periudhe ishte qė burrat shkonin ku tė gjenin punė dhe familjet jetonin nė
fshat. Pas ēlirimit, sidomos pas viteve '50, ata qe ishin nė qytete filluan tė
marrin edhe familjet. Shumė familje qė ikėn nga fshati ne vitet '50 shkuan nė
Kombinatin e Tekstilit nė Tiranė, ku jetojnė edhe sot.
Nė Fterrė nė vitin 1945 jetonin 116 familje, 102 familje nė vitin 1960, 109
familje nė vitin 1980, 114 familje nė vitin 1990 dhe 50 familje nė vitin 2004
Jashtė Fterrės pėrqendrimet mė tė mėdha tė familjeve fteriote kane qenė e janė
nė Tiranė, ku nė vitin 2004 banojnė rreth 40 pėrqind e tyre, nė Sarandė rreth 20
pėrqind, po dhe nė Vlorė, Durrės , Shkodėr etj. Pas vitit 1960, kur Fterra kaloi
administrativisht nė rrethin e Sarandės, shkuan aty shumė familje. Nga 3-4
familje qė kishte nė fillim tė viteve ’50, arrtėn nė rreth 25 nė ’60-tėn e mė
2004 rreth 80. Nga familjet qė jetojnė sot nė Fterrė, vetėm 30 prej tyre janė
aktive, kurse tė tjerat janė tė moshuar.
Kurbeti ka qenė plagė e vjetėr e Fterrės, si ai i hershmi, aq mė tepėr ai i riu.
Njė numėr jo i vogėl fteriotėsh kanė emigruar nė Turqi shumė herėt, (pėrqendruar
mė tepėr nė Stamboll e Izmir). Ka tė dhėna qė kurbeti ka filluar nga fundi i
vitit 1700, por ka shumė mundėsi tė jetė mė i hershėm. Disa bashkėfshatarė
shkuan nė shkollat turke dhe atje jetuan e punuan nė punėra tė ndryshme, deri
edhe personalitete te Universitetit Perandorak. Megjithėse nuk ka shifra tė
sakta, nga tė dhėnat e grumbulluara del se nė Turqi jetojnė mbi 50 familje me
origjinė nga Fterra. Pjesa me e madhe e tyre janė asimiluar , kanė ndėrruar
mbiemrat dhe nuk dinė gjuhėn shqipe. Ndėr fiset qė kanė pasur mė shumė nė kurbet
nė atė kohė janė Xhama, Hizmo, Mėrkuri, Korkuti, Zani e tė tjerė.
Mbas vitit 1991, kur u hapėn kufijtė, mjaft familje fteriote si dhe shumė
individė tė vacantė, emigruan jashtė vendit, sidomos nė Greqi e Itali. Ka
fteriotė me gjithė familjet e tyre qė kanė shkuar e jetojnė pėrgjithmonė edhe nė
Amerikė, Kanada, Gjermani, Austri, etj. Gjithė familjet fteriote qė janė nė
emigracion sot, janė rreth 100 me rreth 450 frymė. Nga kėto mė shumė se gjysmat
janė nė Greqi. Nė Amerikė dhe Kanada pas vitit 1991 jetojnė mbi 70 fteriotė.
Familja fteriote karakterizohet nga familja e re nė moshė e nė pėrmbajtje. Sot
janė tė rralla rastet me dy kurorė brenda nė njė familje. Kėshtu ka qenė tradita
edhe mė parė: rriteshin fėmijėt dhe krijonin familjet e tyre. Nė vitin 2004
rreth 70 pėrqind e familjeve janė me 4-5 frymė, vetėm 7 familje janė me mbi 7
frymė, kurse familjet me njė frymė pėrbejnė mė pak se 2 pėrqind tė tė gjitha
familjeve fteriote.
Fterra ka gjithsej 38 fise (mbiemra familjesh): Abazi, Avreci, Bezhani, Braho,
Brinja, Ēallo, Ēeli, Dauti, Dhuli, Dusha, Elezi, Gėdo, Gjoni, Haderi, Hadushi,
Haxhiu, Hizmo, Kofina, Korkuti, Kurupi, Lona, Maēi, Malo, Mato, Mehmeti, Memi,
Mėrkuri, Mero, Mita, Ruko, Sadikaj, Shehu, Shkurti, Xhaferi, Xhama, Zani,
Zeneli, Zhupa.
Mė shumė familje ka nga fiset Shkurti, Brinja, Gjoni, Mehmeti, Bezhani e pastaj
me radhė Hizmo, Dauti, Mita, etj. Sot ne Fterrė nuk banon asnjė familje me
mbiemrat Bezhani, Braho, Ēallo, Ēeli, Dusha, Elezi, Gėdo, Haderi, Korkuti, Mato,
Memi, Mėrkuri, Mita, Ruko, Sadikaj, Shehu, Xhama dhe Zeneli. Disa nga familjet
fteriote, pėr shkak se nuk kanė lėnė trashėgimtarė meshkuj, gradualisht janė
fikur. Kėshtu mund tė pėrmendim Kondi, Ēipa, Gjonika, Trako, Seferi, Goxhi,
Coci, Luēi, etj.
EKONOMIA
Nė fshat mbizotėrojnė drurėt frutorė. Ndėr drurėt frutorė, mjaft tė rėndėsishėm
janė ulliri, arra, fiku, portokalli, limoni, mandarina, hardhia etj.
Rreth fshatit janė tė shumta pyjet dhe shkurret me gjelbėrim gjithėvjetor, qė
mbulojnė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė Fterrės prej 25 km2. Ato mbrojnė
tokėn nga gėrryerjet dhe ruajnė ekuilibrin natyror. Pyjet dhe shkurret
pėrfaqėsohen nga hilqja, pėrralli, lisi, mretja, frashri, shqemėza dhe nė kuota
mė tė ulėta mareja, shqopa, cmartja, rigoni, sherebeli, ēaji etj.
Bujqėsia
Si veprimtari mbi tokėn, bujqėsia ėshtė dega kryesore e prodhimit, qė siguron tė
ardhurat kryesore pėr familjet nė Fterrė.
Kėtu sundon njė ekonomi e pėrzier, kryesisht natyrore, pėr tė plotėsuar nevojat
e veta, duke pasur mė pak karakter tė ekonomisė sė tregut tė lirė.
Nė terrenin e saj, me kodra e lugina tė veshura me gjelbėrim tė pėrhershėm, me
burime tė shumta ujore, me diversitet ekologjik e klimė tė butė mesdhetare,
ėshtė favorizuar bashkėrendimi i zhvillimit bujqėsor e blegtoral, ku kultivohet
njė mozaik bimėsh. Kushtet e terrenit kanė detyruar tarracimin me brezare tė
krejt sipėrfaqes sė punuar, kryesisht me parmendė ose plug, tė tėrhequra nga
penda e qeve.
Kulturat bujqėsore mė tė pėrhapura janė drufrutorėt e perimet, dhe mė pak
drithėrat e bukės. Ndėr drufrutorėt mė i ēmuari ėshtė ulliri mesdhetar
shekullor, frytet e tė cilit pėrdoren pėr vaj cilėsor dhe pėr t’i kripur.
Kultivohen agrumet, mė shumė portokallia e mė pak mandarina e limoni. Janė me
cilėsi fiqtė: perdhikulė, shėnjinas dhe kallamat. Arrėt, shegėt, ftonjtė e mani,
kultivohen gjerėsisht.
Zhvillohet hardhia, si nė baēe dhe nė oborret pranė shtėpive, kryesisht nė
formėn e pjergullave. Mė i pėrhapuri ėshtė kultivari antifillokserik, qė quhet
“rrushi amerikan”, prej tė cilit prodhohet raki aromatike. Nga drithėrat janė
kultivuar: gruri, elbi e thekra, kryesisht nė mal, dhe misri, kryesisht brenda
fshatit ose nė periferi tė tij. Nė arat e tarracuara tė Fterrės kultivohen me
rendiment tė gjitha perimet, veēanėrisht patatja. Ėshtė efektiv prodhimi i qepės
e qepujkės, domates e lakrės, specit e barbunjės(lovidhes), si dhe fasulja,
spinaqi , preshi, e tj.
Kultivohen mjaft mire bimėt foragjere, si jonxha, tėrfili, tėrshėra,etj.
Blegtoria
Blegtoria ėshtė degė kryesore pėr prodhimet blegtorale, ushqim dhe veshje.
Rritja e dhisė dhe e deles tė racės autoktone ėshtė aktiviteti kryesor pėr
banorėt. Relievi i pėrshtatshėm favorizon kultivimin e tyre. Dhia prodhon 80-150
kg. qumėsht nė vit.
Blegtoria ėshtė e zhvilluar nė formėn e bagėtisė pranė oborrit familjar me njė
numėr tė vogėl, qė arrin nga 2-3 e deri 10-15 krerė; dhe nė formėn e stanit, ku
zakonisht mbahet njė kope, me dhi apo dele, por dhe e pėrzier. Delja
mbarėshtohet kryesisht nė zonėn kullosore jashtė fshatit, si nė Rrėmullė, Lugu i
Fterrės, Galisht, Hunda e Drėrit, Lėpjetė apo deri nė zonėn bregdetare pėr
dimėrim. Delja e Fterrės dallon pėr trup tė vogėl, por rezistente, qė prodhon
30-50 litra qumėsht/krerė dh me peshė trupore 25-32 kg/krerė. Leshi i saj
pėrdoret gjerėsisht pėr ekonominė familjare.
Fterra ėshtė e njohur si fshat bletė-rritės me mjaltė lulesh, qė ka aromė dhe qė
pėlqehet nė treg pėr cilėsinė e tij tė veēantė.
Gjedhi nė Fterrė ka zėnė njė peshė tė vogėl specifike, duke u pėrdorė kryesisht
pėr qumėsht e mish dhe pėr qetė e punės. Lopa e vendit prodhon nga 600-1200
litra/krerė.
Nga njėthundrakėt dominon mbajtja e mushkės pėr fshat e pėr mal, dhe mė pak
gomarit, si kafshė ngarkese. Nė pėrdorim tė gjerė pranė ēdo familje ėshtė pula e
fushės, qė pėrdorėt pėr vezė e mish.
Pėrveē pyjeve dhe shkurreve, ėshtė e zhvilluar dhe flora e egėr spontane dhe e
larmishme, qė i bėn kullotat me vlerė ushqyese pėr bagėtinė dhe mishin e tyre tė
shijshėm.
Lugina e Fterrės dhe pėr rreth saj, ėshtė zonė me faunė tė egėr tė zhvilluar, ku
gjenden: derri i egėr, ujku, ēakalli, dhelpra, lepuri e deri te sorkadhja, por
dhe shpendė si: thėllėza, mėllenja e grifsha, turtulli e gjeli i egėr, skifteri
e cirko me gushėkuqin e njohur etj. Ndėrsa poshtė, nė Lumė, rriten peshq tė
vegjėl, kryesisht pestrova.
Shėndeti
Ndihmėn mjekėsore banorėt e Fterrės e kanė pėrfituar qė nė kohė tė hershme.
Tradita ėshtė e pasur. Janė pėrdorė mjekime popullore me bimė mjekėsore qė
gjendeshin nė fshat, si hashashi, cmarteja, fletėt e arrės, shtogu, melheme e
ēaje tė ndryshme, deri te ngjitja e kockave tė thyera, synetllėku, heqja e
dhėmbėve tė prishur, shėrimi i bronkopneumonisė , i shytave, i sėmundjeve tė
lėkurės, i dhimbjes sė veshėve, i diarresė etj.,etj.
Ambulanca e pare nė fshat ėshtė ēelur nė vitin 1955 me njė infermier. Ndihma
mjekėsore vazhdon edhe nė ditėt e sotme me ndihmėsmjeke-mami, qė kryen shėrbime
mė tė specializuara nė dobi tė shėndetit.
Fteriotėt shquhen dhe pėr jetėgjatėsi, si te burrat dhe te gratė. Janė tė shumtė
banorėt qė kanė jetuar mbi 100 vjeē. Pas ēlirimit, shumė nga bijtė e bijat e
fshatit vazhduan shkollat e mesme e tė larta mjekėsore brenda e jashtė vendit.
Ndėr tė parėt kanė qenė Besim Elezi, Luan Dusha e Hamza Memi. Sot numėrohen
dhjetėra mjekė e punonjės shėndetėsie, me specialitete e grada shkencore, qė
shėrbejnė nė shumė rrethe tė vendit.
Kultura
Institucion kulturor i Fterrės, nė qendėr tė fshatit, u ndėrtua pėr herė tė parė
mė 1947 dhe u rindėrtua nė 1959-60. Ka shėrbyer e shėrben pėr zhvillimin e
veprimtarisė kulturore. Ka pasur dhe ka grupin polifonik “Fterra nė Kėngė”, i
ngritur pėr herė tė parė nė 1947, pėr festėn e Kurveleshit nė Kuē, dhe i
ripėrtėritur herė pas here, duke marrė pjesė nė aktivitete tė zhvilluara nė
Fterrė, nė Kurvelesh e Bregdet, Vlorė e Sarandė dhe nė pese festivale
kombėtar-folklorik, nė Gjirokastėr, ku ėshtė shquar e nderuar pėr interpretimin
e kėngės e tė valles karakteristike labe.
Gazeta
Fterra jonė – shih rubrikėn e veēantė